Sport

Gjiganti gjerman hyn në garë për Ernest Muçin

Pas Serisë A, një tjetër skuadër e nivelit të lartë kërkon shërbimet e sulmuesit të talentuar. Bëhet fjalë për skuadrën e Bundesligës 1, Shalke 04.

Edhe pse është e fundit në renditje, menaxherët e ekipit gjerman janë interesuar për lojtarin dhe kanë testuar sesa vlen.

Klubi gjerman mendon se lojtari është shumë i vlefshëm dhe ndoshta në ditët në vazhdim do të ketë një ofertë.

Në fakt, Bundesliga ka mbyllur merkaton, por skuadra gjermane mund ta kërkojë për sezonin e ri ose do ta blejë dhe ta xhirojë në një nga skuadrat që ka lidhje dhe që mund ta aktivizojnë sulmuesin bardheblu.

Shalke është skuadra e radhës që interesohet për Ernest Muçin. Lista e bardhebluve është shumë e gjatë.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Sport

Drita rikthehet te fitorja, Llapi i fortë për Ballkanin

Sport

SUPERLIGA LIVE: Ka gol në ndeshjen Llapi - Ballkani