
Një video e postuar që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si një person e ndal automjetin e tij para kontinjereve por nga përtesa për të dal i hedh mbeturinat në tokë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një pjesë të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të mbetet njëri ndër qytetet më të ndotura në Evropë.
Vlen të kujtojmë që vitin e kaluar, Prishtina kishte ajrin më të ndotur në Evropë.
Në çdo lagje të Prishtinës mund të gjesh mbeturina të hedhura jashtë kontenjereve duke shkaktuar aroma të pakëndshme./Indeksonline/