Sport

Gjest i madh nga Llapi para nisjes në Shkup

Në ora 15:00 Llapi ka mbërritur në Shkup dhe është akomoduar në Hotel Aleksander Palace.

Skuadra e Tahir Batatinës, nesër me fillim nga ora 20:00 zhvillon ndeshjen ndaj Shkupit në Conference League, shkruan Gazeta Olle.

Para nisjen në Shkup, skuadra llapjane bëri homazhe te varri i presidentit legjendar, Fadil Vokrri.

“Pas triumfit historik dhe fitimit të Kupës së Kosoves skuadra u nis drejt Shkupit para ndeshjes ndërkombëtare por ajo që është për tu veçuar nga kryetrajneri ynë që shkruajti historinë me KF Llapin është se në asnjë moment nuk e harron Presidentin historik, legjendën e pa vdekshme, Fadil Vokrri, fal së cilit ne sot luajmë në ndeshjet ndërkombëtare. Kryetrajneri Batatina së bashku me stafin dhe futbollistët u përkul para varrit të tij dhe nderuan veprën dhe sakrificën e Fadil Vokrrit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Në ora 19:30, në konferencë për media, para gazetarëve do të dalin kryetrajneri Tahir Batatina dhe kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi. Stërvitja e fundit para ndeshjes zhvillohet në ora 20:00 në stadiumin ‘Todor Proeski National Arena’

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina