.
Lajme

Gjermania vendosë disa shtete në listën me rrezik të lartë nga Covid-19, mësoni se a është edhe Kosova

Gjermania ka vendosur disa shtete në listën me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19, duke përfshirë këtu edhe Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar sot nga Insituti i Shëndetësisë atje, “Robert Koch”, përcjell Demokracia.com.

Në njoftim bëhet e ditur se lista e klasifikimit të zonave të rrezikut hyn në fuqi nga e diela, 16 janar 2022 në orën 00:00.

Klasifikimi i zonave të rrezikut mund të ndryshojë dhe kjo do të bëhet e ditur përmes një njoftimi të ri.

Sipas rregullave të reja:

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Related posts
Lajme

KEDS njofton se kush mbetet nesër pa energji elektrike deri në 7 orë

Lajme

Pronari i një restoranti e ndjek me thikë klientin në Sarandë

Lajme

Mehaj e Kurti organizojnë ndejë në Jezerc për nder të mërgimtarëve

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes profesori i njohur kosovar