Lajme

Gjermania shënon shifrën më të lartë të personave me koronavirus

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për një ditë me 6.638 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Ky numër është më i madh se rekordi i mëparshëm, kur më 28 mars ishin regjistruar 6.294 raste.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

Lajme

Dorëzohet Serbia, dialogu në Bruksel rinis të enjten dhe s’flitet për Asociacionin

Lajme

BBC: Nisin pasojat për Turqinë pas përplasjeve me SHBA-në e Francën: Lira bie në nivel rekord

Lajme

Prodhohet një tank në Komoran