Ekonomi

Gjermania, do të ndërtojë 440 mijë stacione për vetura elektronike

Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten.

Studimi gjeti se pas dhjetë vitesh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.

Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.

Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.

“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri,” thotë studimi.

Në qytete, ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat sipas studimit duhej vetëm një për 23 automjete. 

Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Një milionë udhëtarë më pak se vitin paraprak, kanë hyrë në Kosovë

Ekonomi

Gërxhaliu: Përpunimi i të dhënave ekonomike, të jetë prioritet i Kosovës

Ekonomi

AKB: Rumania pranon produktet Made in Kosova

EkonomiLajme

BE përkrah Kosovën me 26.5 milion euro në luftimin e ndikimit të krizës