LajmeSport

Gjërat kanë shkuar larg, Presidenti i Çekisë flet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova shënoi fitore ndaj Çekisë duke rritur gjasat për kualifikim në Euro 2020, kurse për Çekinë, vendin që dikur ka qenë fitues e finalist i garave evropiane dhe botërore, kjo humbje ka qenë shumë përjetim i rëndë.

Mirëpo, duket se zhvillimet nuk do të ndalen në fushën e futbollit, por mund të kalojnë në rrafshin politik, shkruan Insporti, duke transmetuar shkrime nga mediat serbe e çeke.

Në fakt, Presidenti i Çekisë Milos Zeman, pritet të vizitojë Serbinë ditëve të ardhshme, kurse para vizitës, në një intervistë për një portal pro rus, ka thënë se “Çekia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Pajtohem me deklaratën e ministrit të mbrojtjes Metnar se njohja e Kosovës ka qenë gabim diplomatik. Nëse edhe shtetet tjera vazhdojnë të tërheqin njohjet, Republika Çeke mund të jetë një nga ato shtete”, transmeton Insporti nga deklarata e Zemanit për Parlamentarnji Listi, që u bë publike edhe në mediat serbe të premten.

Duke folur për vizitën e në Serbi, ai pranoi se tema e Kosovës do të ishte me siguri pjesë e bisedimeve me Presidentin serb, Aleksandar Vucic.

“Çekia mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Kosovës”, vazhdon deklarimi i Zemanit.

Përndryshe Çekia ka refuzuar që të emërojë ambasador në Kosovë dhe aktualisht komunikimi diplomatik zhvillohet në nivel të të ngarkuarve me punë (Charge d’ Affairs), raporton Insporti, duke shtuar se për çështjet të njohjeve dhe marrëdhënieve diplomatike vendos Qeveria e Çekisë dhe jo zyra e Presidentit, i cili ka më shumë rol ceremonial dhe përfaqësues.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat