Sport

Gjeniu i futbollit me fjalë të mëdha për Xhakën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për kapitenin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Reagimi i shqiptarit ka qenë epiqendër diskutimesh në Angli, prandaj dhe trajneri spanjoll foli në lidhje me këtë gjë. Numri një i “Qytetarëve” e kupton situatën me mesfushorin, por mendon se futbollistët duhet të përmbahen në emocionet e tyre.

“Ndonjëherë nuk është e lehtë për futbollistët, për të gjithë ne. E kuptoj Xhakën. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pasi ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet dhe nuk mund të kontrolloj veten, por duhet të përpiqemi”, ka thënë Guardiola.

“Në fund është thjesht një ndeshje, të argëtohesh. Jam shumë i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për të fituar ndeshjet. Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara dhe shpresoj që në të ardhmmen tifozët ta falin Xhakën, të rikthehet dhe të tregojë se sa lojtar fantastik është”, ka shtuar spanjolli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv