Lajme

Gjendje e tmerrshme në Gjakovë, reshjet përmbytin veturat dhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës që kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë anë e mbanë Kosovës

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në lagjen “Dardania” në qytetin e Gjakovës.

Lexues të Express kanë dërguar fotografi nga ky qytet e ku vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në këto fotografi shihet edhe një veturë se si është fundosur nga reshjet e shiut.

Në ndërkohë komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.

Komuna ka lutur qytetarët për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.

Në ndërkohë nga policia Rajonale e Gjakovës kanë njoftuar se kanë pasur nevojë edhe pēr evakuim, disa rrugē janē tē mbyllura ndērsa numri i shtēpive tē pērmbytura ēshtē mjaft i madh.

Postime të ngjajshme
LajmeShendeti

‘Implantimi i mikroçipeve’, reagon Bill Gates pas teorive konspirative

Lajme

IKSHPK bënë thirrje për zbatimin e masave kufizuese

Lajme

Bëhet promovimi i librit “Krime serbe në Kosovë”

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë