Lajme

Gjendje e rënduar në Rahovec pas vërshimeve, shembja e dheut zë veturat, e rrezikon shembjen e shtëpive

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Rahovecit.

Kreu i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se përmbytjet nga ujërat kanë prekur shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike.

Ai thotë si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta ka shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, ndërsa ka kërkuar përkrahje sa më urgjente nga qeveria, pasi thotë se dëmet janë tejet të mëdha, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Bashkë me Nënkryetarin, Fatmir Iska dhe drejtorë komunal, pas një nate të vështirë për bashkëqytetarët e mi, sot vizituam zonat e prekura, posaçërisht përmbytjet e mëdha që ndodhën mbrëmë gjatë gjithë natës në komunën tonë.

Përmbytjet nga ujërat dhe pasoja kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike në Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Ratkoc, Malësi eVogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Retijë, Dejn, Krushë e Madhe, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol, Pastasel, Polluzhë, Kramavik etj. Pra, në qytet dhe në shumicën e fshatrave, si pasojë e reshjeve të mbrëmshme dhe erërave të forta kemi: shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, si në: rr.” Milaim n Morina dhe rr. “Mexhit Mustafa” si dhe shembje të murit në rr. “Vëllezërit Frashëri” dhe në disa fshatra.

E, drejtoria e emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit, drejtorinë e shërbimeve publike, drejtorinë e bujqësisë dhe kompanitë e kontraktuara, por edhe vullnetarë ashtu si mbrëmë, vazhdojnë t’ju dalin në ndihmë familjeve të prekura.

Me vendimin tim janë formuar komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat po regjistrojnë dëmet e mëdha jnë amvisëri, ekonomi të shumta familjare, bujqësi dhe infrastrukturën publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.

Qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen tek drejtoria e emergjencave në numrin: 029-277-555.

Njëkohësisht, bëj thirrje te qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik.

SL

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti, me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit do të jetë më ndryshe

Lajme

Faton Abdullahu, ‘’Pa PDK-në e han dreqi këtë vend’’

Lajme

61 pacientë të infektuar virus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës

Lajme

Flet Haziri, rreth mundësisë së koalicionit paszgjedhor me PDK-në