Lajme

Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, një person dërgohet në mbajtje

Të dielen i është vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha. Rasti është raportuar në polici, ndërsa pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës dhe e njëjta i është kthyer pronarit, merr vesh Gazeta Express.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR /Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia