Lajme

Gjendet pa shenja jete një 24 vjeçar

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, në kryeqytet.

Një 24 vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, ndërsa policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më tej në njoftim thuhet se pas veprimeve të kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

“Më datë 11.11.2021, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, njofton policia, raporton tch.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts
Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *