Lajme

Gjendet një person i vdekur në Malishevë: Dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një person në Malishevë dyshohet që sot ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 në stacionin policor ne Malishevë është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person nga fshati Shkoze e Malishevës është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore.

Sipas tij, viktima është sjellë në emergjencë pa shenje jete, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë me të cilën dyshohet që viktima ka kryer vetëvrasje.

“Datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 Stacioni policor ne Malishevë është njoftuar nga QKMF-Malishevë se një person nga fsh, Shkoze K Malisheve është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore. Policia ka dal ne vend ngjarje ka takuar mjekun kujdestar si dhe familjaret. Sipas mjekut viktima është sjell nga familjaret ne emergjence pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje . Policia vend ngjarje ka gjete armën, qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar”, ka thënë ai.

Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”