Lajme

Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Dubravës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një 23 vjeçar me inicialet F.I nga Vushtrria, është gjetur mbrëmë pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nëpërmjet një njoftimi ku thuhet se i ndjeri ishte në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga data 9 janar 2019, trasnmeton gazeta Express

“Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi. Ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete”, thuhet në një njoftim të KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.

“KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e tyre. KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat