Lajme

Gjendet e vdekur një vajzë tek Liqeni i Badocit

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku e njëjta ka treguar se rreh orës 14:00 kanë pranuar informatën.

Ahmeti tha se Policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia