Lajme

Gjendet e mitura nga Prishtina që u raportua e zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e mitura e cila është raportuar e zhdukur ditë më parë.

Në raportin e PK-së thuhet se ajo është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë , 17.09.2021 – 17:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.09.2021 viktima femër kosovare (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë