Lajme

Gjendet 19 vjeçarja e zhdukur nga Obiliqi

Laureta Kuleta, vajza 19 vjeçare nga Obiliqi është gjetur pas gjashtë ditësh e zhdukur.

19 vjeçarja po intervistohet në stacionin e policisë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, konfirmoi Ahmeti.

Aktualisht nuk dihet se ku ka qenë gjatë këtyre ditëve e reja nga Obiliqi, po ashtu policia nuk ka treguar nëse e njëjta është dorëzuar në stacionin e policisë apo është gjetur.

Laureta është zhdukur më 3 nëntor dhe nga ajo datë familja nuk ka pasur njohuri për vendodhjen e saj.

Rastin e zhdukjes së 19-vjeçares e ka rrëfyer për Gazetën Express edhe motra e Lauretës, Jeta, ajo ka thënë se Laureta punonte në një market në fshatin Shkabaj, ku edhe u pa për herë të fundit nga një kolege e saj.

Sipas saj, një kolege e punës së Lauretës e ka parë ditën e martë duke biseduar me tre djem, të cilëve, siç pohon ajo iu ka kërkuar para dhe është nisur për Fushë-Kosovë.

“Shoqja e vet ka tregu që ajo ka zbritë prej autobusit në Shkabaj dhe ka bisedu me tre djem. U ka lypë atyre para. E kanë dërgu deri në Fushë-Kosovë, deri te “Kastrati”. Kemi bisedu me kompaninë për me i pa pamjet, por na kanë thënë pa lëshu letër policia me i pa pamjet, nuk munden me bë asgjë”, tha tutje motra e Lauretës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rrëfehet piloti amerikan: Si na suImuan serbët me raketa në Beograd gjatë bombardimeve më 1999

Lajme

Kalon projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike me kushtet e PDK’së

Lajme

Vjosa Osmani nuk ka të drejt të formojë parti politike, e ka vetëm një opsion

Lajme

Zemaj takohet me Hotin: Dakordohen për vendimet për festat e fundvitit