Lajme

Gjendet 16 vjeçarja që u raportua e zhdukur nga familja e saj në Prizren

Policia në Prizren ka bërë të ditur se kanë arritur të kontaktojnë me një vajzë të mitur e cila ishte larguar nga familja e saj më 23 nëntor.

Sipas policisë, më datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj.

“Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes. Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit”, thuhet nga policia.

Related posts
Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *