
Janë gjetur dy persona, njëri i gjinisë mashkull dhe tjetra e gjinisë femër, që ishin raportuar të zhdukur.
Të dy kishin qenë pjesë e një grupi të alpinistëve që po ngjiteshin në malet e Lubotenit.
Klubi Alpin Prishtina njofton se të dy personat janë gjetur shëndosh e mirë, dhe se tani janë rrugës për në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë”, thuhet në njoftim.
“I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaçanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”