Show Bizz

Geti sqaron gjithçka pasi që u tha se nuk e lejoi Marinën të moderonte

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Getoar Selimi ka dhënë një intervistë për revistën “Living” ku përveç muzikës ka folur edhe për jetën bashkëshortore me Marina Vjollcë.

Këngëtari tregoi se gjithçka mes tyre ka rrjedhur natyrshëm dhe se në fillim komunikonte më shumë me Luanën duke e ngacmuar gjithmonë për Marinën.

Ai gjithashtu ka folur edhe për thashethemet që qarkulluan muaj më parë, sikur Geti nuk po e lejonte Marina Vjollcën t’i punës si moderatore në ekranin shqiptar.

Selimi ka hedhur poshtë gjithçka të shkruar, madje ai ka thënë se së bashku me Marinën kanë qeshur me këto shkrime, pasi sipas tij ai e mbështet gjithmonë atë.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto