Sport

Gerrard zgjedh Messin para Ronaldos dhe ka një arsye të fortë pse e bën këtë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Steven Gerrard ka luajtur kundër shumë futbollistëve të mëdhenj në kohën sa ishte lojtar aktiv.

Legjenda e Liverpooli ka luajtur me yje si Fernando Torres e Luis Suarez në nivel klubesh dhe me lojtar si Rooney, Lampard, Scholes me Kombëtare, shkruan Reporteri.net

Gerrard që tani është trajner i Rangersit në Skoci ka zgjedhur 5 lojtarët më të mirë të cilët do të dëshironte t’i kishte në skuadër.

Portier: Gianluigi Buffon

“Buffon, portieri më i mirë kundër të cilit kam luajtur,”.

Mbrojtës: Paolo Maldini

“Unë do të doja ta kisha Maldnin. Ai është një hero i imi. Lojtar i vetëm një klubi dhe i shumë finaleve evropiane.

Mesfushor: Zinedine Zidane

“Këmbët e tij ishin gjithmonë në kontroll me topin. Ai ishte aq i mirë. Këmbët e tij të mëdha – ishin si duar! Ai vetëm mund të përkëdhelte topin.

Sulmues: Ronaldinho

“Ekipi im i prefuruar i Barcelonës ishte në kohën e Ronaldinhos. Ai kishte dy ose tri vjet kur ishte në më të mirën e tij. Gjërat që ai bënte në fushë, ndalesh dhe mendon, si ka mundur që ta bëjë këtë?,”.

Sulmues: Lionel Messi

“Janë disa lojtar që janë në tjetër nivel dhe aty është Messi dhe Ronaldo. Por, Ronaldo nuk bën pjesë në ekipin tim. Unë jam më shumë për atë se çfarë bëni për skuadrës. Çfarë do të fitojmë së bashku. Ronaldo do t’i fitonte ndeshjet, por unë më shumë jam për një lojtarë ekipor se sa individual,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv