Sport

Gerrard vjen me një vendim të çuditshëm, ua ndalon lojtarëve këtë gjë

Steven Gerrard është kthyer në jetën e Ligës Premier si trajner i ri i Aston Villas dhe ka zbuluar se lojtarëve të tij tashmë u është ndaluar të konsumojnë keçap gjatë ushqimit.

Ka pasur shumë thashetheme në lidhje me një qasje të ngjashme nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte në veri të Londrës, me erëzat dhe soset që janë larguar nga tavolina e ushqimeve për lojtarët.

Për Gerrard, i cili është rikthyer në një kampionat që e njeh mirë nga një periudhë e suksesshme në krye të kampionëve skocezë Rangers, gjithçka ka të bëjë me sigurimin e fitimeve minimale në bizneset më kërkuese dhe nën presion.
I pyetur në konferencën e tij të parë për shtyp para ndeshjes nëse keçapi është futur në listën e kuqe në Villa Park, Gerrard konfirmoi një gjë të tillë.

“Ishte ndaluar para se ta kisha parë!”, ka thënë fillimisht Gerrard në konferencë.

“Lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur. Të shkojnë më lart dhe përtej. Ata duhet të përpiqen të jenë elitar”, përfundoi anglezi.

Ndeshja e parë e Gerrardit si trajner i Aston Villas është në shtëpi ndaj Brightonit të shtunën.

Ai më pas do të udhëtoj te Crystal Palace përpara se të përballet me një test të madh me tri ndeshje të forta radhazi kundër Manchester Cityt, Leicester Cityt dhe Liverpoolit.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *