
Steven Gerrard i urren me mish e me shpirt Evertonin dhe Manchester Unitedin.
Legjenda e Liverpoolit që tani është trajner i klubit skocez, Rangers ka dhënë një deklaratë interesante.
I pyetur se cilin klub do të dëshironte që ta mposhte, Evertonin apo Manchester Unitedin ai ka dhënë këtë përgjigje.
“Kjo është sikur të më pyesni se cilën duhet ta zgjedh nga motrat Kardashian… Është vështirë, unë nuk mund zgjedh, unë i urrej të dy këto klube,” ka thënë Gerrard.
Në të kaluarën e tij si futbollist, Gerrard i ka shënuar gola të bukur të dy këtyre klubeve, por gjithashtu është ndëshkuar edhe me karton të kuq.