Sport

Gentjan Mezani flet pas barazimit ndaj Drenicës

Gentjan Mezani “vajton” mungesën e njeriut gol te Gjilani. Tekniku vlonjat ka theksuar pas barazimit me Drenicën se skuadra duhet të jetë më cinike në ndeshje si kjo.

Mezani ka theksuar që Gjilani s’mund të humb shumë pikë, sepse ka synime të mëdha edhe këtë edicion, përcjellë Gazeta Olle.

“Na mungon njeriu gol, ai personi që mund ta shtyjë topin në rrjetë. Duhet të përmirësohemi. Nuk mjaftojnë lojërat e mira. E kemi dominuar, por kemi humbur dy pikë, ashtu si ndaj Ballkanit”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Jemi të kushtëzuar sepse kemi shumë të dëmtuar. Shpresoj të na kthehen sa më shpejtë dhe të arrijmë rezultatet”.

“Kemi pasur tri ndeshje jashtë, një në Gjilan. Drenica është skuadër shumë e mirë, e organizuar. Kampionati është i gjatë”.

“Mendoj që duhet të jemi më cinik para portës. Më të përgjegjshëm, t’i shfrytëzojmë rastet sepse kundërshtari mund të të ndëshkojë”, shtoi Mezani.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët