Sport

Gënjeu për moshën dhe emrin, klubi gjerman zbulon se sulmuesi nuk “ekziston”

Një histori e çuditshme vjen nga futbolli gjerman, ku lojtari i Stuttgartit Silas Wamangituka i ka bërë të ditur klubit se ka mashtruar në lidhje me identitetin e tij, përfshirë dhe moshën.

Lindur në Kongo në vitin 1999 wamangituka ka deklaruar në zyrat e drejtuesve të klubit se identiteti i tij i vërtetë është Silas Katompa Mvupa dhe është 22 vjeç dhe jo 21.

Sulmuesi pretendon se ka rënë pre e një mashtrimi nga agjenti i tij i cili e detyroi të ndryshonte gjeneralitetet në mënyrë që të shkëputej nga ish-klubi ku kishte shkuar për provë, belgët e Anderlektit. Agjenti e mori 22 vjeçarin të jetonte me të në Paris dhe të luante për skuadrën e dytë të kryeqytetit francez, për tu transferuar më pas tek Stuttgarti në vitin 2019.

Ishte vet klubi gjerman i cili bëri të ditur lajmin për tifozët nëpërmjet një statuti në ‘’Twitter’’ duke shkruar: ”Me mbështetjen e klubit dhe një agjenti të ri, Silas ka punuar intensivisht në rregullimin e situatës dhe më në fund mori dokumentacionin zyrtar përkatës nga Republika Demokratike e Kongos disa ditë më parë”.

Ky nuk është rasti i parë që një futbollist mashtron për identitetin e tij, por në vitin 2002 mbrojtësi i Kievos, Eriberto i tronditi të gjithë teksa deklaroi se kishte gënjyer për moshën dhe karrierën e tij futbollistike, por më pas autoritet zbuluan se përsëri futbollisti kishte rënë pres e naivitetit pasi ishte mashtruar nga agjenti i tij./Panoramasport.al/

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina: Luanët do ta përfaqësojnë jo vetëm Llapin por edhe shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Sport

Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë, ja sa ka fituar Partizani nga largimi i tij

Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje