Sport

Genc Sermaxhaj për përballjen, Kosovë-Çeki: Duhet të japin maksimumin që të arrijnë rezultat pozitiv

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje të vështirë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Çekisë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur në një prononcim për BlicMedia, analisti dhe trajneri i njohur, Genc Sermaxhaj.

“Jemi shumë të hendikepuar me disa lojtar, por besoj tek puna dhe mënyra e lojës së trajnerit Chalandes. Edhe ata që do të hyjnë në vend të atyre që mungojnë, i kane të qartë detyrat të cilat duhet ti kryejnë gjatë ndeshjes:. ka thënë fillimisht Sermaxhaj.

“Eshtë ndeshje e vështirë, por duhet të japin gjithcka nga vetja lojtarët që të arrijnë rezultat pozitiv. Nuk ka lojtarë startues e rezervë në një përfaqësuese, sepse të gjithë të ftuarit e meritojnë të luajnë prandaj të gjithe duhet të marrin përgjegjësi në paraqitjen e tyre dhe mos ta llogarisin veten si rezervistë”, ka thënë me tej analisti i njohur.

Duhet të përfaqësojnë veten denjësisht dhe të arrijmë maksimumin në këto dy ndeshje, ka deklaruar Genc Sermaxhaj për BlicMedia.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv