Sport

Genc Sermaxhaj për ndeshjen Gjilani – Drita: Kjo skuadër luan futboll më të bukur dhe më kreativ

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Këtë fundjavë në IPKO Superligën e Kosovës do të zhvillohet super derbi kosovar, Gjilani – Drita.

Para kësaj sfide e cila padyshim se do të jetë tejet interesante në një prononcim për BlicMedia, ka folur ish- futbollisti i njohur Genc Sermaxhaj, i cili e ka shijuar këtë derbi të madh, pasi ka veshur fanelat e të dyja skuadrave.

“Derbi gjilanas është derbi i cili deri tani ka tregu se është ndër derbit më të mëdhenj në vend dhe më gjërë”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj.

“Kjo ndeshje pritet me interesim të madh nga shumë njerëz dhe nga kjo ndeshje shpresoj të ndahen të kënaqur me lojën. Fitorja le ti takoj ekipit që është përgatitur më shumè dhe i cili e ka marr ma me seriozitet e me angazhim më të madh”.

Sermaxhaj më tej ka folur edhe për cilësin e skuadrave, ku në një nuancë e ka favorizuar skuadrën e Dritës.

“Drita ka përparësi në këtë ndeshje sepse po luan mirë me një lojë të bukur e mjaftë kreative në fazen e sulmit, gjithashtu ka në përbërje lojtar cilësor dhe shumë të shpejt, ndërsa Gjilani ka një lojë tjetër që dallon shumë nga ajo e Dritës, pra me topa të gjatë në drejtim të sulmuesit e më pas kërkimi i ndërtimit të aksioneve”, ka deklaruar Sermaxhaj.

Ish-futbollisti gjilanas në fund ka thënë se gjithsesi mbetet të shihet se kush do të dali nga kjo ndeshje me kokën lart. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv