Sport

Genc Nuza me asistentin e tij delegohen në dy ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian

Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Genc Nuza së bashku me gjyqtarin Besnik Morina do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19.

Ndeshjen e parë që do ta gjykojnë Nuza i ndihmuar nga Morina dhe asistenti nga Rumania, Alexandru Cerei do të jetë Çeki – Kazakistan, ndeshje kjo që zhvillohet me 6 tetor në Opava. Ndërsa, gjyqtari i katërt është Horatiu Fesnic.

Ndërkaq tri ditë me vonë saktësisht me 9 tetor, Nuza i ndihmuar nga asistenti Morina dhe asistenti nga Çekia, Marek Podany. Kurse gjyqtari i katërt Jan Petrik nga Çekia.

Këto dy ndeshje janë të xhirove të para në Grupin e 13-të kualifikues për Kampionatin Evropian 2022.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit