
Ndeshja e mbetur ndërmjet Dritës e Llapi do të luhet këtë mesjavë, shkruan “Zeri.info”
Kjo sfidë do të luhet ditën e enjte nga ora 13:00 derisa Komisioni për Delegimin e gjyqtarëve këtë ndeshje ia ka besuar gjyqtarit më të mirë Genc Nuza, të cilin kohëve të fundit e kemi parë bukur rrallë në ndeshje.
Sido që të jetë sfida, Drita – Llapi cilësohet si tejet interesante pasi pikët për ët dyja skuadrat janë mese të nevojshme.
Për Dritën që dëshiron ta ruaj hapin me liderin Ballkanin ndërsa Llapi po e synon daljen sa më shpejt nga pozita parafundit në tabelë.