Lajme

Gazetari shqiptar rrezikon jetën, xhiron live grabitjen e një argjendarie në Vlorë dhe momentin e kapjes së hajnit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku është regjistruar një grabitje në mes të qytetit.

Gazetari Enrik Mehmeti është bërë sot dëshmitar i grabitjes së argjendarisë, ku ka parë të gjithë skenën se si një person nën kërcënimin e një arme ka hyrë në argjendari.

Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara për ‘News24’ nga Mehmeti, shitësja e dyqanit dhe një person që gjendej aty për të blerë, bashkë me fëmijën e tij, janë shtrirë përtokë, ndërsa janë të terrorizuar.
Nga ana tjetër autori ndodhet në pjesën tjetër të dyqanit duke mbushur çantën me florinj.

Nga ana tjetër, dëgjohet se Mehmeti duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka vënë në rrezik edhe jetën e tij. Pak çaste më vonë, shihet autori, me një kapuç në kokë, teksa ecën me vrap jashtë me një çantë me florinj në duar, ndërkohë që dëgjohen disa të shtëna me armë.

Grabistësi arrin të largohet nga argjendaria, ndërsa vë në rrezik edhe jetën e gazetarit të News24, Enrin Mehmeti dhe të banorëve aty pranë, duke i drejtuar armën. Gjatë tentativës së arratisjes, autori ka qëlluar disa herë me armë në ajër ndërsa është neutralizuar pak metra larg vendngjarjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin