Lajme

Gazetari i njohur përcaktohet publikisht: Është nderë për Kryeqytetin ta ketë kryetar Daut Haradinajn

Gazetari dhe moderatori i njohur, Ridvan Berisha ka thënë se gara për Prishtinën nuk është një betejë e rëndomtë elektorale, dhe se qeverisja me Kryeqytetin përfaqëson përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se Kryeqytetit i duhet një kryetar pernime, që është vendimmarrës e i guximshëm dhe që hap shanse zhvillimi.

“Prishtinës i duhet një kryetar pernime e jo përmahi, një kryetar që është vendimmarrës, i guximshëm dhe që hapë shanse zhvillimi për Kryeqytetin. Prishtinës nuk i kanë munguar kryetarët me referenca akademike. Kandidimi i Daut Haradinaj është nderë për Kryeqytetin, përgjegjësi e madhe për të, më së paku privilegj. Ai është një politikan i aftë për vendimmarrje duke filluar nga brengat më të imta e deri në zgjidhjet madhore për Kryeqytetin. Besoj në vullnetin e vendosur të tij politik për ta ndryshuar tablonë e Prishtinës në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

PERCAKTIMI IM PUBLIK PER PRISHTINEN!
Gara per Prishtinen nuk eshte beteje e rendomte elektorale. Qeverisja me kryeqytetin perfaqeson nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Pertej bindjeve ordinere partiako politike, vota per kryetarin e ardhshem te Prishtines sot, me 2021, mendoj se, i tejkalon oborret partiake. Prishtines i duhet nje kryetar pernime e jo permahi, nje kryetar qe eshte vendimarres, i guximshem dhe qe hape shanse zhvillimi per kryeqytetin.
Prishtines nuk i kane munguar kryetaret me referenca akademike. Kandidimi i Daut Haradinajt eshte ndere per kryeqytetin, pergjegjesi e madhe per te, me se paku privilegj, eshte nje politikan i afte per vendimarrje duke filluar nga brengat me te imta e deri te zgjidhjet madhore per kryeqytetin. Besoj ne vullnetin vendosur te tij politik per ta ndryshuar tablone e Prishtines ne kater vjetet e ardhshem.

Nuk ka gje me te rendesishme se sa vullneti per t’i dhene zgjidhje çeshtjeve qe perfaqesojne brengat e sotme kolektive te kryeqytetit, duke filluar nga mbeturinat, ambienti, spitali rajonal, planifikimi hapesinor, trafiku e mbi te gjitha krijimi i shanseve te barabrta per biznes ne secilin sektor, nga ai i ndertimit e fusha te tjera siç jane investimet per ndertimin e çerdheve, shkollave, trajtim te dinjitetshem per bujqit, krijimjn e haoesinave te gjelbra, etj, etj, etj! E di qe Haradinaj nuk eshte burokrat, vendose shpejt per zgjidhje te problemeve, pavaresisht peshes se tyre, e di qe nuk do te punoj per intersa te partise se tij, AAK-se, por mendoj se, do te jete krytetar i kryeqytetit, edhe i atyre qe e votojne dhe qe nuk e votojne!

Ne demokraci percaktimi eshte vendimarrje e shendoshe. Pa vullnet te vendosur asnjegjo progresive harrojeni se do te ndodhe. Une si votues ne kryeqytet, i besoj vullnetit te Haradinajt per t’i ofruar Prishtines nje shembull shprese per zhvillim!

Prishtines mendoj pa asnje medeyshje se, i duhet nje kryetar qe eshte aty dite e nate, aty ku pa probleme qytetari, ne zyre e terren, nuk i duhet nje kryetar qe rri tere kohen ne defanzive duke dhene arsyetime koti per mospune, nuk i duhet nje kryetar qe mospunen e neglizhcen tenton ta mbuloje me grada akademike e me stile manekinesh, i duhet nje kryetar qe pret e kep shpejt pa i torturuar qytetaret per zgjidhje te problemeve, i duhet nje kryetar qe ka guxim dhe cilesi te vendimarrjes, e natyrisht nje kryetar qe nuk i nenshtrohet skemave te korrupsionit e mungeses se transparences.
Daut, pune te mbare ne garen per Prishtinen!

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar