Lajme

Gaxherri e ashpër me deputeten e VV’së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka pasur një debat të ashpër mbrëmë me deputeten e Vetëvendosjes Arbëreshë Kryreziu, ku kësaj të fundit i tha të ketë kujdes edhe me sjelljet me më të rriturit, shkruan Gazeta Metro.

Gaxherri duke folur për Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë tha se nuk është shkuar në Washginton për ta marrë njohjen nga Serbia, por se kjo është shpikur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ku ndaj pasoi edhe debati me deputeten e VV’së Arbëreshë Kryreziu, ku i kërkoi të sillet më mirë me më të vjetrit.

“Është e keqe të manipulohen qytetarët. Nuk është e vërtetë që është shkelur Kushtetuta. Kryeministri është legjitim sepse është i zgjedhur nga populli. Ju e keni shpikur sepse askush nuk ka thënë se po shkojmë në Washington për ti marrë njohjen nga Serbia”, tha Gaxherri në Klan Kosova, derisa Kryeziu nuk e linte të fliste, dhe pastaj reagoi ashpër Gaxherri.

“Mos të pafshin fëmijët tuaj me këtë mosrespekt ndaj më të vjetrës. Kthejllu, dhe kujdes çka po flet.”, i tha ashpër Gaxherri, Kryeziut të VV’së, derisa kjo i tha se “unë jam nënë dhe e di çka po flas, po flas si një e rritur”, trasnmeton Gazeta Metro.

Tutje, Kryeziu tha se se beson që do të vijë shumë shpejt momenti kur mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti do të konkretizohet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Memli Krasniqi rezulton pozitiv me koronavirus

LajmeShow Bizz

Këngëtarja Vera Oruçaj pritet në takim nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë