Sport

Gavi pushton zemrat jo vetëm të tifozëve të Barcelonës: Këto veprime tregojnë më së miri

Gavi ishte në nivelin e tij më të lartë edhe një herë pasi Spanja siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës.

Mesfushori i Barcelonës startoi në atë takim, duke dhuruar edhe një herë lëvizjet e tij magjikë dhe që ishte një ndihmesë e madhe për ekipin.

Spanja e dinte se do të kualifikohej për turneun e vitit të ardhshëm në Katar nëse do të shmangte humbjen para tifozëve të saj.
Dhe ata arritën të merrnin atë që u duhej pasi fituan 1-0. Alvaro Morata shënoi golin shumë të rëndësishëm me katër minuta të mbetura nga koha e rregullt.

Gavi ishte i jashtëzakonshëm gjatë 89 minutave të tij në fushë. I riu, vetëm 17vjeçar, dëshmoi edhe një herë pse vlerësohet kaq shumë.

Mesfushorit iu besua starti në atë që ishte një lojë masive dhe ai nuk zhgënjeu aspak. Një nga momentet më të mira të tij ndodhi në minutën e 17-të.

Nën presionin e Dejan Kulusevskit, Gavi tregoi një lëvizje e madhe, për të lënë anëtarin e Juventusit të pafuqishëm të bënte ndonjë gjë tjetër.

Mesfushori i Barçës më pas kaloi edhe Viktor Claesson falë disa lëvizje të shpejta.
Gavi vazhdoi të mbante topin, për ta lëshuar atë disa çaste më pas në një pasim për një bashkëlojtar.

Enrique kishte gjithashtu shumë kompliment për të riun pas ndeshjes.

Duke folur për Football Espana, Enrique tha: “Nëse vendos të sjell Gavin është sepse besoj se e njoh atë dhe sepse ai mund të bëjë gjëra të mira. Dhe ai ka luajtur një lojë spektakolare para 50,000 tifozëve”.

Është e pabesueshme sa i mirë është Gavi në moshën 17-vjeçare. Ai ka arritur ta zhvillojë shumë lojën e tij në një moshë kaq të re.
Është e frikshme të mendosh se sa i mirë do të jetë ai në të ardhmen.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme