Sport

Gavazaj mbyll aventurën me Renovën, ofertohet nga shumë skuadra të rajonit!

Alush Gavazaj edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me skuadrën shqiptare Renova nga Xhepçishti i Maqedonisë së Veriut, raporton Gazetasheshi.com.

26 vjeçari nga Prizreni ishte pjesë e tetovarëve nga janari i vitit të shkuar, teksa ishte transferuar nga skuadra e Vushtrrisë.

Gavazaj ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e ‘gjipserëve’, ndërkohë që tashmë ndodhet në kërkim të një aventure të re.

Siç mëson Gazeta “Sheshi”, skuadra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë të interesuar për t’i marrë shërbimet e tij.

 

Gjithsesi, Gavazaj tashmë është rikthyer në vendlindje dhe po e shijon pushimin.

Kujtojmë që më parë ai ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë si Liria e Prizrenit, Feronikeli e Vushtrria.

Ndërkohë që në Shqipëri bëri karrierë te Tirana, Bylsi dhe Korabi.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!