Sport

Gavazaj konfirmon largimin nga Kukësi, flet për të ardhmen e tij

Enis Gavazaj nuk është më futbollist i Kukësit. Ai nga Dinamo Minks vitin e kaluar iu bashkua skuadrës shqiptare, por këtë edicion vendosi të ndahet për të nisur një aventurë të re.

Gacvzaj në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se nga Kukësi u larguan pas një marrëveshje të dyanshme me skuadrën shqiptare.

“Vendosem ta prishim bashkëpunimin në mënyrë të dyanshme pasi edhe mbaruan ndeshjet e Evropës”, ka thënë Gavazaj për “Zeri.info”.

Mesfushori prizrenas që ka karrierë edhe në kampionatin belg te Gent e Roeselare si dhe në Rusi te Yenisey Krasnoyarsk ende nuk ka vendosur se ku mund të luajë, duke mos përjashtuar asnjë mundësi as edhe rikthimit në futbollin kosovar.

“Nuk e kam menduar tani për tani. Ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Kurrë mos thuaj kurrë po për momentin jam duke shqyrtuar ofertat”, ka përfunduar Gavazaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin