Sport

Gattuso thotë se Messin mund ta ndalë vetëm në ëndrra apo PlayStation

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka thënë me shaka se skuadra e tij mund ta ndalë Lionel Messin vetëm në ëndrra apo në PlayStation, në prag të takimit kthyes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Napoli e përfundoi sezonin 2019/20 në Serie A me një fitore 3:1 kundër Lazios të shtunën, falë golave nga Fabian Ruiz, Lorenzo Insigne dhe Matteo Politano.

Vëmendja e Napolit tani është plotësisht në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër gjigantit të La Ligës, Barcelonës, e cila do të zhvillohet më 8 gusht në Camp Nou.

Ndeshja e parë në Napoli përfundoi pa fitues 1:1 në muajin shkurt.

I pyetur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messin, Gattuso tha: “Messin mund ta markoj vetëm në ëndrrat e mia”.

“Apo nëse e qes ndeshjen Napoli vs Barcelona në PlayStation e tim bir, duke u përpjekur ta kap atje kur luaja për Milanin me 10 apo 15 kilogramë më pak se sot”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë