Lajme

Gastronomët kërkojnë që të ndryshohet kjo pikë nga masat antiCOVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se vendimi i Qeverisë për shtrëngimin e masave, më saktësisht pika ku flet për punën e gastronomëve, është e paqartë.

Bëhet fjalë për pikën, në të cilën, Qeveria ka kufizuar shërbimin vetëm në “hapësira të hapura” të bareve dhe restoranteve.

Gastronomët e Kosovës duan që Qeveria të bëjë një ndryshim në masat e reja, që janë vendosur më 28 gusht, pas përkeqësimit të situatës me Covid-19.

“Shkronja gj. pika 34 e këtij vendimi parasheh që kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e mbyllur’ dhe ‘hapësirë e hapur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin për Kontrollin e Duhanit, ku sipas këtij Ligji, hapësirë e mbyllur është çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.

Më pas, shoqata thotë se me këtë pikë i bie që shumica e lokaleve të mos punojnë, sepse kanë terraca të mbyllura.

“Bazuar në këtë pikë, dhe bazuar në terrasat që i kanë të ndërtuara një numër shumë i madh i lokaleve të gastronomisë, i bie që NUK MUND TË PUNOJNË! Rrjedhimisht, një pikë e tillë, siç është e paraparë në këtë vendim, propozojmë që të largohet, dhe të lejohen të punojnë lokalet që kanë këto terrasa, sipas pikave të tjera të këtij vendimi. Përndryshe, kërkojmë që urgjentisht të iniciohet dhe ideohet një masë për mbështetje financiare nga Ministria e Financave, për gjysmën e qirasë së lokaleve dhe gjysmën e pagës së punëtorëve për sektorin e gastronomisë”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë