Lajme

Gashi tregon si do ta zhvillojë LDK-ja fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do të bëjë fushatën konvencionale vetëm në 5 ditët e fundit.

“Ne si LDK kemi deklaruar publikisht se do të largohemi nga fushata konvencionale për këto 30 ditë të fushatës, kemi vendosur që vetëm 5 ditët e fundit do të bëjmë fushatë. Në ditët e tjera do të bëjmë fushatë dhe komunikim digjital me qytetratë e Kosovës”, ka thënë Gashi në Politiko të Kanal 10, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

Tutje ai ka thënë se komunikimi do të zhvillohet nga mediat elektronike apo kanale partiake me të cilët do të komunikojnë me zgjedhësit e tyre.

“Është sfiduese por te gjeneratat e reja depërtojmë më lehtë”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus