Sport

Gashi: Klubi i Vëllaznimit dhe qyteti i Gjakovës meriton ta ketë një stadium me standarde Europiane

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë edhe me Ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport Vlora Dumoshi dhe shumë ish – futbollistë e tifozë futbolli, sot e kanë vënë gur themelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, një projekt ky i shumëpritur për sportdashësit gjakovarë, shkruan BlicMedia.

Në lidhje me këtë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ish futbollisti i Vëllaznimit, tani i Ballkanit, Kushtrim Gashi.

Klubi i Vëllaznimit dhe qyteti i Gjakovës meriton ta ketë një stadium me standarde Europiane, ka shkruar ndër të tjera, mesfushori i Ballkanit.

“Në pamundësi që t’jem i pranishëm në gur themelin për rinovimin e stadionit në qytetin e Gjakovës, dua ta faleminderoj menaxherin Besnik Biki Gojani për ftesën dhe respektin. Klubi Vëllaznimit dhe qyteti i Gjakovës meriton ta ketë një stadion me standarte Europiane dhe nuk meriton këtë gjendje tē cilën ndodhet. Një hap i madh për sportin në përgjithsi por mbi të gjitha për qytetarēt e Gjakovës, të cilët jetojn me Sportin dhe për Vëllaznimin”, ka shkruajtur Kushtrim Gashi. /BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!