Lajme

Gashi kërkon të hyjnë në votim çështjet që kanë mbetur pa u votuar, Selimi: Nëse nuk i keni votat, tërhiquni

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit të hyjnë në votim edhe çështjet që kanë mbetur pa u votuar në seancat e kaluara.

“Pas votimit të Avokatit të Popullit, kërkoj të hyjmë në votim për çështjet që kanë mbetur në seancat e kaluara në prioritet për projektiligjin e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Gashi në seancën që po mbahet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Por, Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nëse nuk i kanë votat, atëherë le të tërhiqen.

“Këtë mos ta bëni për të na lodhur, por kur t’i kanë votat le ta kërkojnë. Nëse i keni votat provoni, përndryshe tërhiquni. Nëse nuk e keni për test, por e keni për herë të fundit, atëherë shkrepeni më”, tha Selimi. /Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

LajmeSport

Djali i Behxhet Pacollit sfidon shahistin më të mirë në botë, Karpovin