Sport

Gashi ditë me parë u largua nga Dukagjini, mesfushori tani stërvitet me këtë skuadër

Fatlum Gashi, ditë me parë është larguar edhe nga skuadra e Dukagjinit, shkruan Gazetasheshi.com.

Gashi me datë 06.08.2021, me anë të një postimi në faqen e tij kishte deklaruar shkurtimisht se ka ndarë rrugët me klinasit dhe ju ka uruar suksese në vazhdim.

Por, mesfushori duket se është ambientuar shumë shpejtë, derisa ka gjetur edhe skuadrën e re, ani pse nuk është zyrtarizuar ende.

Gjatë orëve të ditës së sotme në redaksinë tonë “Sheshi”, është dërguar një foto ku shihet mesfushori duke u stërvitur me skuadrën e Drenicës.

Duket se Gashi do të jetë përforcimi i gjashtë me radhë për kuqezinjët, derisa ditë me parë ekipi nga Skënderaji, ka prezantur edhe pesë lojtarë të rinj.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti