Sport

Gara për kreun e tabelës, sot në Superligën e Femrave

Sot do të nisë java e pestë në Superligën e femrave në basketboll e që do të dhurojë ndeshje mjaft interesante.

Sfida kryesore e kësaj jave do të jetë në mes Vëllaznimit dhe Bashkimit që nga katër javët e para ende nuk kanë pësuar humbje, shkruan Gazetasheshi.com

Takimi do të jetë interesante për faktin se të dy skuadrat në këtë edicion kanë pasur një formë tejet të lartë dhe do të bëjnë ç’mos për të vazhduar me fitore.

Kurse ndeshja tjetër e cila do të zhvillohet sot do të jetë në mes Penzës dhe Trepçës.

Superliga e Femrave në basketboll:

E Premte

Penza – Trepça (13:30)

Vëllaznimi – Bashkimi (15:00)

E shtunë

Kastrioti – Kosovahome Prishtina (13:00)

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet detaji tronditës për vdekjen e Maradonës

Sport

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Sport

Llapi në pozitë të vështirë, ish-ndihmësi i Tahir Batatinës gati ta mbyllë vjeshtën si lider i Ligës së Parë

Sport

Klubi emblemë në futbollin e Kosovës me të cilin po bëhen eksperimente!