Lajme

Ganimete Musliu ia kërkon dorëheqjen Arben Vitisë, e quan “ministër vdekja”

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës. Nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, Musliu e quan Vitinë “ministër Vdekja” derisa i kërkon dorëheqjen, shkruan Gazeta Metro.

Vitia është në qendër të kritikave pasi një hulumtim i Insajderit zbuloi se Kosova humbi qindra doza të vaksinave Pfizer për shkak se Vitia nuk nënshkroi marrëveshjen e arritur me kompaninë nga ish-ministri Armend Zemaj. Vitia mohoi lajmet e tilla.

“Minister Vdekja A e ke te qartë qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit?”, shkruan Musliu në Facebook.

“Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh!”, shton ajo.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”