
Skuadra e Drenicës pas ndarjes me trajnerin Tahir Lushtaku ka emëruar Gani Sejdiun trajner të ri të klubit nga Skenderaj.
Sejdiu është njëri prej trajnerëve më të njohur e më të suksesshëm në futbollin kosovar.
Ai në një prononcim për BlicMedia ka folur për synimet e skuadrës së Drenicës në edicionin e ri të garave të IPKO Superligës.
“Synimet me Drenicën janë për këtë gjysëm edicion sigurimi i Superligës, dmth. ruajtja e këtij pozicioni që e ka zënë traineri Lushtaku si dhe suksesi në kupën e Kosovës”, ka deklaruar trajneri Gani Sejdiu.
Drenica në edicionin vjeshtor është renditur në pozitën e gjashtë me 24 pikë të tubuara. /BlicMedia.net