Lajme

Gani Geci ka disa fjalë për Përparim Ramën pas debatit të mbrëmshëm me Vitinë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas përballjes së kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës dhe atij të Vetëvendosjes, Arben Vitisë.

Sipas Gecit, në këtë debat ka fituar Rama, të cilin edhe e ka uruar.

Tutje, Geci ka thënë se në këtë debat u pa se kush është profesionist, derisa Vitinë e quajti “activist që është mësuar me gjuajt gurë e vezë”.

“Kryetar urime për fitoren ne debatin. U pa Debati i nji profesionisti dhe nji aktivisti qe eshte mesua me gjuajt gure e vezë as me ec as me fol nuk din pa e pyet Liderin Suprem”, ka shkruar Geci në postimin e Ramës.

Ndryshe, Rama dhe Vitia do të përballen në balotazh të dielën, meqenëse asnjëri prej tyre nuk i mori votat e mjaftueshme për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve.

Related posts
Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *