Lajme

Gani Geci i reagon ashpër Albin Kurtit pasi kërkoi që të mbrohet ish-presidenti nga Specialja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditën e djeshme ka folur mbi arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Sipas Kurtit, arsyetimi i Speciales se kjo ndërmarrje ka ushtruar veprime nga viti 1998 është i pabesueshëm, derisa ka thënë se po të bëhej fjalë për vitet e mëvonshme edhe do të ishte e besueshme.

Mes të tjerave, ai ka kërkuar që qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.

E, lidhur me këtë kërkesë të Kurtit ka reaguar edhe Geci.

Sipas Gecit, gjithë këtë, lideri i Vetëvendosjes po e bën vetëm për vota.

Ai madje shkon aq larg sa që Kurtin e quan pasardhës ideologjik dhe politik të Thaçit.

Ja shkrimi i tij:

Njerëzit që akuzojnë për të fituar vota dhe kthehen i hanë fjalët e veta e të mbrojnë prapë për të fituar vota nuk janë asgjë tjetër vetëm pasardhës ideologjik dhe politik të Hashim Thaçit.

Postime të ngjajshme
Lajme

LAJMI I FUNDIT: 21 komuna hyjnë në karantinë

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike