Sport

Gambia, kundërshtari i radhës i Kosovës – disa specifika për dy shtetet

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër zhvillon miqësoren e fundit para kualifikimeve të Kampionatit Botëror.

“Dardanët” kundërshtar do ta kenë shtetin nga Afrika Perëndimore, Gambia.

Shteti i Kosovës dhe ai i Gambisë dallojnë shumë pak qoftë me sipërfaqen tokësore po ashtu edhe me numrin e popullsisë.

Kosova ka sipërfaqe tokësore 10.887 km² e numëron 1,768,172 banorë, ndërsa ajo e Gambisë me 10,689 km² ka 405 mijë e 827 banorë më tepër sesa Kosova, njofton Klankosova.tv.

“Dardanët” së fundi kanë zhvilluar tre ndeshje miqësore në muajin qershor me San Marinon, Maltën dhe Guinenë, ku prej tyre selektori Bernard Challandes ka arritur dy fitore e një humbje.

Një ndeshje miqësore më pak në qershor, ka zhvilluar shteti i Gambisë.

Të dyja ndeshjet doli si triumfuese duke i mposhtur Togon dhe Nigerinë.

Kombëtarja e Gambisë në Kupën e Botës nuk ka arritur të kualifikohet asnjëherë, por në atë të Afrikës ka arritur tani për herë të parë.

Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht renditet e 120-ta në listën botërore të FIFA-s, 32 pozita më lartë se shteti i kundërshtarëve.

Ndeshja Kosovë – Gambia zhvillohet nesër prej orës 19:00 në Antalya të Turqisë dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë