Sport

Gabim në mbrojtjen e Shqipërisë, bjellorusët ngushtojnë epërsinë e kuqezinjëve

Kanë kaluar mbi 30 minuta në ndeshjen e madhe “finale” mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Ndeshja që po luhet në “Air Albania Stadium” në kryeqytet, është e vlefshme për grupin C4 të Ligës së Kombeve, raporton “Zeri.info”.

Pas një gabimi në mbrojtjen vendase, Bjellorusia realizoi për 2:1 në minutën e 35-të përmes Skavysh.

Sulmuesi nga Kavaja provoi një goditje të rrezikshme nga gjuajtja e lirë, por topi shkoi pranë fare portës.

Shqipëria që është në vendin e dytë në grup, i duhet vetëm fitorja për ta zënë vendin e parë.

Në rast të fitores, kuqezinjtë do ta fitonin grupin dhe do të kualifikoheshin në Ligën B të Kombeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Thaçi paralajmëron Dritën

Sport

Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes

Sport

UEFA publikon ekipin më të mirë që nga viti 2000

Sport

Thaqi flet për atmosferën te Ballkani dhe ndeshjen ndaj Dritës!