Lajme

“Fytyrë është kjo, jo livadh”, Gecaj ironizon sërish me Vjosa Osmanin

Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu i ka reaguar Vjosa Osmanit, të cilës i është publikuar një deklaratë ku deklaronte se në ditën që del nga LDK, do të dalë edhe nga politika.

Gecaj ka ironizuar me këtë deklaratë të Osmanit duke shkruajtur “Fytyrë është kjo, e jo livadh!”, shkruan lajmi.net.

“Sa ndjesi e mirë kur as një deklaratë timen nuk mund ta gjesh në kundërshtim me ndonjë tjetër … qëndroi prapa secilës deklaratë që kam dhënë tash e tridhjetë vite! Fytyrë është kjo, e jo livadh!”, ka shkruajtur Gecaj.

Postimi i plotë:

FYTYRË ËSHTË KJO, E JO LIVADH!

“Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq.”

E “kaq” edhe sa i përket mbajtjes së premtimeve!

Sa ndjesi e mirë kur as një deklaratë timen nuk mund ta gjesh në kundërshtim me ndonjë tjetër … qëndroi prapa secilës deklaratë që kam dhënë tash e tridhjetë vite! Fytyrë është kjo, e jo livadh!

Vjosa Osmani: “Unë jam e bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, përndryshe Vjosën nuk do ta shihni në politikë. Vjosa nuk do të merret më me politikë fare. Krejt karriera ime politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me ndonjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë”.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Ma mirë s’po foli”, Vlora Çitaku me status misterioz

Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Lajme

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Shenjtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon Glauk Konjufcën