Sport

Futbollisti shqiptar shënon het-trik kundër kampionit të Zvicrës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, shkëlqeu me lojë, shënoi het-trik për Sionin, por mjerisht golat e tij nuk mjaftuan për rezultat pozitiv.

Skuadra e Sionit si vendas pësoi humbje me rezultat 3:4 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys. Kasami shënoi në minutën e 22-të me kokë, pastaj në atë të 23-tën nga rreth 14 metra dhe nga afërsia në minutën e 69-të.

Për Young Boys realizuan Nsame (1′, 3 e 29′) dhe Assale (76′). Kasami u paraqit i plotë, ndërsa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 72-të por të pafat që me Sionin të ndalin një pikë në konak të tyre.

Pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran, Young Boys kryeson me 34 pikë dhe Sioni është në pozitën e gjashtë me 17 pikë. Baseli u befasua nga Servette dhe mposhtet me 2:0. Stevanoviq në minutën e 7-të dhe Kone në atë të 90-tën shënuan për fitoren e Servettes.

Taulant Xhaka luajti deri në minutën e 68-të kur u zëvendësua nga Kemal Ademi, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në atë të 74-tën. Zurich e shkatërroi me 3:0 Luzernin. Toni Domgjoni luajti i plotë për Zurich-un dhe Idriz Voca për Luzenin.

Voca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të. Nga minuta e 42 Luzerni mbetet pa një lojtar kur Eleke u përjashtua me karton të kuq. Kramer (13′ e 68′), Schonbachler (59′) shënuan për Zurich-un.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv